Përplasje mes vjehrrës dhe nuses në Skenderaj, të dyja përfundojnë në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje mes vjehrrës dhe nuses në Skenderaj, të dyja përfundojnë në spital

    Insajderi
    19 April 2025 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast dhune në familje është raportuar sot në Skenderaj, ku një 66-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, 31-vjeçare.

    Përplasja fizike ndodhi në rrugën “Sala dhe Hamit Jashari” rreth orës 07:00. Të dyja gratë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar fillimisht në QKMF, e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

    Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ato janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar. Dyshohet se konflikti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme familjare.

    Prokuroria ka iniciuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor”. Pas incidentit, vjehrra dhe bashkëshorti i saj janë shpërngulur në fshatin Aqarevë, ndërsa nusja ka mbetur në banesë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, raporton Sinjali, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark