Ndodh edhe një incident në finale: Vëllait të Madh i del situata nga kontrolli - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ndodh edhe një incident në finale: Vëllait të Madh i del situata nga kontrolli

    Insajderi
    19 April 2025 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori Laert Vasili ka arritur të jetë një nga finalistët e Big Brother VIP Albania. Sonte, gjatë finales, Vëllai i Madh transmetoi një klip rrëfim për rrugëtimin e tij në shtëpi, pas të cilit Laerti u surprizua nga familjarët.

    Por, gjatë këtij momenti emocional, ndodhi një incident teknik. Teksa Laerti takohej me të afërmit, banorët e tjerë ndodheshin në një nga dhomat e shtëpisë. Për shkak të një gabimi, regjia lëshoi audion e mikrofonëve të tyre në transmetim direkt. Në audio dëgjoheshin Gjesti dhe Rozana duke thënë: “Vëllai i Madh nuk është në monitor”.

    Ky incident shton një tjetër moment të papritur në natën finale të spektaklit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark