Rozana nuk mund t'i ndal lotët, suprizohet nga dikush që nuk e kishte pritur - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rozana nuk mund t’i ndal lotët, suprizohet nga dikush që nuk e kishte pritur

    Insajderi
    19 April 2025 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk kanë të ndalur surprizat në këtë natë finaleje, ndërsa pas Laertit edhe Rozana ka hapur Kutinë e Artë.

    Por çfarë fshihej në brendësi të saj? E buzëqeshur, Rozana ka zbuluar se në brendësi të kutisë ndodhej një penë dhe një kallamar.

    “Kur motra ime shkruante në klasë të parë fjalën “mama”, unë i derdha bojën. Dhe Andeta për të mos i treguar babit, e mori fajin mbi vete duke ngrënë të gjitha të sharat. Këtë ka bërë gjithë kohën edhe kur u rrita. Gabimet e mija i merrte ajo”- tha e përlotur banorja.

    Pas hapjes së kutisë, moderatori i spektaklit Ledion Liço ka ftuar Rozanën të largohet nga shtëpia në një ambient të dytë ku e pret një surprizë.

    Ajo është suprizuar nga interpretimi i një poezie të babait të saj të ndjerë, dhe interpretimi i këngës së saj.

    Gjithashtu suprizë për Rozanën ishte edhe motra e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark