Arbër Hajdari për fitoren e Gjestit: Gjysma jonë më e mirë Kosova, mori atë që e meritonte - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Arbër Hajdari për fitoren e Gjestit: Gjysma jonë më e mirë Kosova, mori atë që e meritonte

    Insajderi
    20 April 2025 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti ka arritur të shpallet fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania 4, duke u kurorëzuar si kampioni i këtij sezoni.

    Pas shpalljes së tij si fitues, ai ishte tejet i emocionuar, ndërsa emri i tij u tha, ai ra në gjunjë nga emocionet që e kapën në momentin e fitores.

    Para se Gjesti të shkonte në studio për të falënderuar publikun, opinionistët ndanë mendimet e tyre mbi rrugëtimin e tij.


    Arbri, njëri nga opinionistët, e vlerësoi shumë fitoren e Gjestit dhe tha fjalë tepër të veçanta që la përshtypje te të gjithë.

    Ai u shpreh: “Gjysma jonë më e mirë, Kosova, mori atë që e meritonte. Gjesti, për mendimin tim, ai dha një mesazh shumë të madh, i cili mund të përshkruhet në një fjali: Edhe atëherë kur jeta të vendos në vështirësi shumë të mëdha, ulesh në gjunjë, por nuk dorëzohesh, çohesh, vjen në Shqipëri dhe del fitues.”


    Fitorja e Gjestit është një shembull i fuqishëm i qëndrueshmërisë dhe forcës për të kapërcyer çdo pengesë, dhe ky moment do të mbahet mend gjatë si një nga ngjarjet më të paharrueshme të këtij edicioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark