Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpend Bislim Musliu.
Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Drenasit, shkruan Insajderi.
Në një postim në Facebook, komuna bënë të ditur se ka shprehu ngushëllime kryetari, Ramiz Lladrovci.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Shpend Bislim Musliu, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një shembull i përkushtimit dhe sakrificës për atdheun”.
“Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Humbja e tij është një humbje jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për gjithë komunitetin tonë, i cili e njohu dhe e çmoi kontributin e tij të çmuar në mbrojtjen e lirisë”, ka thënë Lladrovci.