Diell, shi e shkarkime rrufesh- Parashikimi i motit për javën e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Diell, shi e shkarkime rrufesh- Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Insajderi
    20 April 2025 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për javën e tretë të prillit.

    Sipas IHMK-së, kjo javë do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    E hënë- Mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Vranësirat gjate ditës vende- vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

    E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Reshjet mund te shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

    E mërkurë- Do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.
    Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8/m/s.

    E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat munde te sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18- 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

    E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark