Aksion i Njësisë Speciale në Kaçanik, raportohet edhe për bastisje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i Njësisë Speciale në Kaçanik, raportohet edhe për bastisje

    Insajderi
    21 April 2025 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në qytetin e Kaçanikut, ku cak i bastisjes ka qenë një lokal.

    Siç raportohet, në aksion kanë marrë pjesë Njësia Speciale, të cilat kanë bastisur lokalin në orët e paradites.

    Policia nuk ka dhënë ende informacione zyrtare për rezultatet e bastisjes, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje për këtë rast.

    [E PËRDITËSUAR: 08:55 AM]

    Njoftimi i Policisë së Kosovës:

    Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark