Këta janë të arrestuarit lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë të arrestuarit lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika

    Insajderi
    21 April 2025 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

    Sinjali raporton se të arrestuar janë: Rejhan Bela, përreth 18-vjeçar , Haki Bela, përreth 26 vjeçar dhe Rilind Murati, përreth 22 vjeçar.

    Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe një ish-pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se dyshimet e para mbi motivin kryesor për vrasjen e rreshterit lidhen me punën zyrtare të të ndjerit.

    Përgjatë operacionit, policia ka konfiskuar edhe një armë zyrtare. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark