Dy policët e dyshuar për ryshfet, Prokuroria në Pejë kërkon masën e arrestit shtëpiak dhe pezullimin e tyre nga puna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy policët e dyshuar për ryshfet, Prokuroria në Pejë kërkon masën e arrestit shtëpiak dhe pezullimin e tyre nga puna

    Insajderi
    21 April 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak dhe pezullimin nga puna për dy policët e arrestuar për pranim ryshfeti përgjatë së dielës.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ku bëri me dije se po mbahet seanca në Gjykatën Themelore të Pejës për dy të dyshuarit.

    “Është propozuar masa e arrestit shtëpiak dhe pezullimit nga puna, po mbahet seanca ku Prokurori do ta elaborojë këtë kërkesë dhe do të kërkojë që të aprovohet”, deklaroi Nikçi.

    Gazeta Insajderi raportoi dje se dy të dyshuarit për pranim ryshfeti janë Ali Shkodrani dhe Sulltan Kadrija.

    LEXO EDHE:

    Që të dy janë ndaluar në masën 48-orëshe për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se dy të pandehurit i kishin kërkuar një qytetari ryshfet në mënyrë që të mos e dënonin në komunikacion.

    Hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se zyrtarët policorë e kishin ndaluar qytetarin në një pikë kontrolli dhe për të mos i shqiptuar gjobë i kanë kërkuar qytetarit një shumë monetare“, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark