Çitaku pas ndërprerjes së seancës: VV e ka uzurpuar Kuvendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku pas ndërprerjes së seancës: VV e ka uzurpuar Kuvendin

    Insajderi
    21 April 2025 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për herë të katërt me radhë, pa u arritur të votohet për kryetarin e Kuvendit, për shkak të mungesës së dakordimit mes partive politike, shkruan Insajderi.

    Pas kësaj ndërprerjeje, ka reaguar ashpër deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për uzurpim të Kuvendit dhe shkelje të Rregullores.

    “VV e ka uzurpuar Kuvendin. Sot, kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit. Propozimi i VV-së për kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim. Pas kësaj, është në dorën e deputetëve të vendosin me votë, pro apo kundër,” shkroi ajo në Facebook.

    Çitaku e quajti situatën një “marrëzi totale” dhe një “shkelje të rëndë të demokracisë parlamentare”, duke shtuar se veprime të tilla dëmtojnë proceset demokratike dhe legjitimitetin e Kuvendit si institucion përfaqësues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark