Cakolli: Po futemi në krizë shumë serioze kushtetuese e politik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: Po futemi në krizë shumë serioze kushtetuese e politik

    Insajderi
    21 April 2025 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës u mblodh përsëri sot për të votuar propozimin e LVV-së për kryetar kuvendi.

    Mirëpo seanca u ndërpre pasi që deputeti i VV-së, Glauk Konjufca para deputetëve kërkoi kohë shtesë e marrëveshje politike.

    Pas sencës Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për media, ka thënë se sjellja e Lëvizjes Vetëvendosje përbën shkelje të qartë të procedurës parlamentare dhe e cilësoi veprimin si tentim për blerje të kohës dhe për të vënë opozitën në pozitë të vështirë politike.

    “Për dallim prej seancës së pardjeshme kur kishim vendim të Kuvendit për të mos e votuar znj. Haxhiu, kësja here përkundër deklarimit të z. Konjufca si përfaqësues i Vetëvendosjes, nuk u konsumua fare procedura që përbën shkelje të obligimit që ka Vetëvendosja për të propozuar kandidatin dhe që propozimi materializohet si i tillë vetëm kur vendoset me procedurë votimi dhe jo kur përmendet emri në foltore…Unë besoj se është më shumë përpjekje për të blerë kohë dhe për t’i vendosur partitë opozitare në një lloj presioni politik. Jemi duke u futur në një krizë shumë serioze kushtetuese dhe politike”, tha Cakolli.

    Ai ka thënë se situata aktuale, pasi nuk ka përcaktim kohor, mund të vazhdojë pafundësisht.

    Cakolli ka thënë se zgjidhja e vetme që të shkohet në zgjedhje të reja është të zgjidhet kryekuvendari. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark