Ngacmoi dhe ofendoi verbalisht një grua në Leposaviq, arrestohet e dyshuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngacmoi dhe ofendoi verbalisht një grua në Leposaviq, arrestohet e dyshuara

    Insajderi
    22 April 2025 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua pasi e njëjta ka ngacmuar dhe ofenduar verbalisht një grua tjetër.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00, në Leposaviq, shkruan Insajderi.

    Më tutje thuhet se lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    “Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar dhe ofenduar verbalisht nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark