Insajderi
Insporti

Gjiganti i Ligës Premier ka gati ofertën e lartë për Nico Paz

Insajderi
22 April 2025 - 10:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjiganti i Ligës Premier ka gati ofertën e lartë për Nico Paz
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klubi anglez, Chelsea thuhet se janë gati të bëjnë një ofertë relativisht të lartë për yllin argjentinas të Comos, Nico Paz.

Sipas mediumit Fichajes, Chelsea thuhet se po përgatit një ofertë prej 30 milionë euro për mesfushorin Nico Paz, shkruan Insajderi.

20-vjeçari u largua nga Real Madrid për t’u bashkuar me Como në Serie A verën e kaluar dhe ka bërë përshtypje këtë sezon.

Real Madridi përfshiu një klauzolë kthimi në marrëveshje kur e shiti atë. Klauzola i lejon Real Madridit ta rikthejë atë për nën 8 milionë euro.

Tottenham Hotspur po monitoron gjithashtu situatën, por Chelsea shfaqet më i vendosur, pasi është gati të veprojë shpejt për të shmangur humbjen.

Paz gjithashtu pëlqehet edhe në Serie A, ku liderët e Interit thuhet se janë më të interesuarit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark