Zuckerberg e pranon se Tik Tok ka dëmtuar aplikacionet e META-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zuckerberg e pranon se Tik Tok ka dëmtuar aplikacionet e META-s

    Insajderi
    22 April 2025 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në gjyqin për cenim të konkurrencës nga Meta, CEO Mark Zuckerberg dëshmoi duke thënë se suksesi i TikTok ishte një kërcënim për biznesin e Meta duke theksuar se aplikacioni i videove me metrazh të shkurtër ishte prioritet kryesor dhe konkurrent kërcënues kur mbërriti në 2018-ën sipas Bloomberg.

    Raporti vjen pas një jave plotë dëshmi në gjyqin që Komisioni Federal Tregtar ka sjellë kundrejt gjigantit të medias sociale. Nëse juristët e FTC kanë sukses, gjyqi mund të përfundojë me ndarjen e Instagram dhe WhatsApp në dy kompani më vete.

    Zuckerberg pranoi të mërkurën se mbërritja e TikTok ka prekur drejtpërdrejtë Meta duke thënë se kompania e tij vëzhgoi se rritja e saj u ngadalësuar në mënyrë dramatike kur TikTok u bë popullor.

    ByteDance bleu Musical.ly në 2017-ën dhe vendosi ta shkrijë me TikTok një vit më pas. Rreth së njëjtës periudhë, Meta ndaloi së raportuar numrat e përdoruesve të Facebook në raportet e saj tre mujore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark