Vatikani: Varrimi i Papa Françeskut bëhet të shtunën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vatikani: Varrimi i Papa Françeskut bëhet të shtunën

    Insajderi
    22 April 2025 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vatikani ka njoftuar se varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën, më 26 prill në orën lokale 10:00.

    Papa Françesku do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në mëngjes në orën 09:00, ka njoftuar Vatikani.

    Arkivoli i Papës do të jetë aty deri ditën e varrimit, në mënyrë që publiku të bëjë nderimet e tyre.

    Trupi i tij aktualisht është vendosur në një arkivol në kapelën e rezidencës Santa Marta, ku ai jetoi gjatë papatit të tij 12-vjeçar. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark