I arrestuari për vrasjen e policit në Kaçanik promovonte ekstremizëm fetar në rrjete sociale - ja çka postonte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I arrestuari për vrasjen e policit në Kaçanik promovonte ekstremizëm fetar në rrjete sociale – ja çka postonte

    Insajderi
    22 April 2025 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rilind Murati, një nga shtatë personat e arrestuar të martën për dyshimin e përfshirjes në planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika, në Kaçanik, rezulton të ketë përhapur përmbajtje ekstremiste dhe thirrje kundër sistemit demokratik në rrjetet sociale.

    Sipas Prokurorisë, Rilind Murati, i lindur në vitin 2003, e kishte pritur të miturin Rejhan Bela në katin e dytë të një ndërtese, nga ku dyshohet se ky i fundit kishte qëlluar për vdekje rreshterin Lika më 1 prill.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm. Pas sulmit, Murati e kishte përgëzuar të miturin duke i thënë: “Bravo, ik”, dhe më pas të dy ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

    Nga kërkimet shihet se Murati kishte një profil aktiv në Facebook, ku shpërndante materiale me përmbajtje radikale dhe kundër institucioneve demokratike.

    Në një video të publikuar më 6 mars, thuhej:

    “Ata kundërshtojnë sunnetin. Ata thërrasin në votime. Ata marrin pjesë në portale anti-islame… Ata e lejojnë demokracinë. Ata janë këpucë lëpirës të tagutit…”

    Po ashtu, më 23 shkurt, Murati kishte shpërndarë një tjetër video ku shiheshin persona duke thyer instrumente muzikore, shoqëruar me komentin:

    “Muzika e forcon sihrin dhe xhint (në trupin tuaj).”

    Policia ka konfirmuar se operacioni i arrestimeve është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet relevante të sigurisë dhe ka për qëllim zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrjetit të përfshirë në këtë akt kriminal.

    Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika janë dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku pritet të mbahet seanca.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë zyrtare për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ngjarje që ndodhi më 1 prill në Kaçanik

    Lexo edhe:

    Të dyshuarit janë: Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka ndaj të cilëve pritet të nis seanca në orën 13:00.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark