Caktohet masa e paraburgimit për gjashtë të dyshuarit lidhur me vrasjen e rreshterit Lika - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohet masa e paraburgimit për gjashtë të dyshuarit lidhur me vrasjen e rreshterit Lika

    Insajderi
    22 April 2025 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për gjashtë të dyshuarve për bashkëkryerje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

    njoftimin e gjykatës thuhet se gjashtë të dyshuarit do të mbahen në paraburgim për një muaj, konform dispozitave ligjore, shkruan Insajderi.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 ;lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e gjykatës. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark