
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se partia e saj ka pranuar një ftesë nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, për të marrë pjesë në takimin me grupet parlamentare.
Ajo tha se PDK do të marrë pjesë në këtë takim, duke shprehur nevojën për zhbllokimin e situatës në Kuvend.
“Kemi marrë ftesën para pak minutash. Sigurisht që do të shkojmë. PDK dhe, po besojmë, qytetarët presin zhbllokimin e gjendjes së krijuar në Kuvend si pasojë e paaftësisë së VV-së për të krijuar shumicën,” deklaroi Çitaku, përcjell Insajderi.
Ajo gjithashtu shtoi se, ndërsa PDK është e shqetësuar për bllokimin institucional, qytetarët janë të ngarkuar me probleme konkrete si çmimi i lartë i energjisë elektrike.