Haradinaj i "pandashëm" me LDK'në, del të konsultohet sërish para fillimit të seancës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i “pandashëm” me LDK’në, del të konsultohet sërish para fillimit të seancës

    Insajderi
    23 April 2025 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me LDK’në pak para se të fillojë seanca konstituive.

    Deputetët e LDK’së kanë kaluar kah AAK’ja, teksa pas tyre është parë të shkojë edhe Haradinaj, shkruan Insajderi.

    Haradinaj është parë duke biseduar me ta, teksa nuk dihet se për çka do të konsultohen.

    I pari i AAK’së edhe në dy seancat e mëhershme konstituive është parë teksa konsultohet me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun. /Insajderi.org/

    SHIH EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark