Emilja Rexhepi me dilemë mbi votën për kryeparlamentarin: Ndoshta e votojmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emilja Rexhepi me dilemë mbi votën për kryeparlamentarin: Ndoshta e votojmë

    Insajderi
    23 April 2025 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e njohur për mbështetjen e saj ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ka ngjallur dyshime lidhur me qëndrimin e saj për votimin e kryeparlamentarit të propozuar nga kjo parti. Ndonëse më parë kishte konfirmuar votën pro, sot Rexhepi ka bërë një deklaratë që ka lënë gjithçka të hapur.

    E pyetur nga gazetarët nëse do ta votojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, ajo është përgjigjur shkurt: “Ndoshta e votojmë.”

    Javën e kaluar, Rexhepi kishte deklaruar se jo vetëm do ta votonte kandidatin për kryeparlamentar, por edhe do ta mbështeste formimin e qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti.

    Ajo kishte bërë të ditur se nuk kishte marrë ndonjë ofertë për të qenë pjesë e kabinetit si ministre, por pavarësisht kësaj, do të votonte për qeverinë.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark