Operacion i IPK’së dhe Policisë në Gjakovë, këta janë zyrtarët policorë të ndaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacion i IPK’së dhe Policisë në Gjakovë, këta janë zyrtarët policorë të ndaluar

    Insajderi
    23 April 2025 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar katër zyrtar policorë gjatë një aksioni që ka zhvilluar paraditen e sotme në qytetin e Gjakovës..

    Zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sinjali raportoi se dy zyrtarët e ndaluar janë: Detjon Hasanaj, Rozana Nokaj dhe një zyrtar policor nga Prishtina por nuk i është bërë i ditur emri.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zyrtarët për media të IPK’së por deri me tani nuk kanë konfirmuar operacionin.

    Sipas informacioneve paraprake, zyrtarët policorë janë nën hetim për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që bien ndesh me ligjin, ndërsa po intervistohen lidhur me dyshimet që kanë dalë pas një rasti konkret, në të cilin është i përfshirë edhe qytetari B.P.

    Aksioni është duke u zhvilluar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore të Gjakovës, dhe me asistimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK)./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark