A po ‘lëkundet’ Haradinaj për Haxhiun?: Nëse VV nuk ka zgjedhje tjetër, do të ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A po ‘lëkundet’ Haradinaj për Haxhiun?: Nëse VV nuk ka zgjedhje tjetër, do të …

    Insajderi
    23 April 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është e interesuar për zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit, por se Albulena Haxhiu nuk është figurë unifikuese.

    Teksa sqaroi se nëse VV nuk ka kandidat tjetër “do ta shohin” për votim.

    “Sot i është përgjigjur Time Kadrija, dhe deri tani i jemi përgjigjur çdo ftese të kësaj natyre. Më vjen keq që nuk po ka mirëkuptim edhe nga ana e VV-së. Ne jemi të interesuar që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët. Nëse VV nuk ka zgjedhje tjetër, do të shohim. Në parim, zonja Haxhiu nuk është figurë unifikuese, aty qëndron edhe dallimi.”

    I pyetur nëse do ta votonin Fatmir Limajn si kryetar të Kuvendit, Haradinaj u përgjigj se nuk beson se e merr votën e Aleancës.

    “Nuk besoj që e merr votën e Aleancës”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark