Abelard Tahiri: Rrëzimi i Ligjit për KPM-në është fitorja e lirisë së medias - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri: Rrëzimi i Ligjit për KPM-në është fitorja e lirisë së medias

    Insajderi
    23 April 2025 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), duke e cilësuar këtë si një “fitore të madhe për fjalën e lirë dhe për mediat e pavarura në Kosovë”.

    Tahiri e ka vlerësuar ligjin e miratuar nga pushteti aktual si një përpjekje për të ushtruar kontroll mbi mediat dhe për të kufizuar lirinë e shprehjes, ndërsa ka theksuar se PDK-ja e kishte kundërshtuar këtë ligj që në fazat e para, për shkak të rrezikut që ai përfaqësonte për demokracinë në vend.

    “Sot, Gjykata Kushtetuese ka folur qartë: ky pushtet ka shkelur Kushtetutën, ka cenuar lirinë e medias dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë,” ka deklaruar Tahiri.

    Sipas deputetit Tahiri, ky vendim është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për politikën, por për të gjithë qytetarët dhe gazetarët që, sipas tij, “nuk pranojnë të heshtin”.

    Ai ka theksuar gjithashtu se Kosova ka nevojë për institucione të pavarura dhe media të guximshme, dhe jo për pushtete që kanë frikë nga liria e shprehjes.

    “Liria e fjalës nuk negociohet. Dhe sa herë të cenohet, do të na ketë përballë,” ka përfunduar deputeti i PDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark