Albin Kurti dënohet për herë të dytë me 250 euro, nuk shkoi të dëshmojë në Prokurori Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti dënohet për herë të dytë me 250 euro, nuk shkoi të dëshmojë në Prokurori Speciale

    Insajderi
    23 April 2025 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Prishtinës e ka dënuar për herë të dytë me 250 euro tashmë ish-kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

    Kallxo raporton se, kjo është herë e dytë që Albin Kurti është dënuar nga Gjykata e Prishtinës pasi nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës për të dëshmuar në Prokurori.

    Gjoba e dytë vjen pasi herën e parë Kurti ishte gjobitur që nuk është paraqitur për të dëshmuar dhe pas kësaj gjobe përsëri Prokuroria i është drejtuar Gjykatës që të urdhërojë dëshmitarin të paraqitet në objektin e Prokurorisë për të dëshmuar. Gjykata përsëri ka lëshuar urdhër, i cili nuk është përfillur nga Kurti.

    Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

    Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, Kurti kishte zgjedhur për të shkuar në një vizitë pune në Gjilan për të përuruar vendosjen e gurit të themelit të një çerdheje.Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark