
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, shkruan Insajderi.
Gjatë këtij takimi, Limaj shprehu rëndësinë e adresimit të sfidave dhe nevojave që vazhdojnë të përballin organizatat e dala nga lufta.
Në një deklaratë pas takimit, Limaj tha se diskutimi ishte përqendruar në mënyrat e bashkëpunimit për të trajtuar këto çështje në një mënyrë të dinjitetshme.
“NISMA Socialdemokrate mbetet e përkushtuar që në çdo kohë të japë kontributin e saj për përmirësimin e kushteve dhe avancimin e të drejtave të veteranëve dhe të gjitha organizatave të dala nga lufta për liri”, tha Limaj.