Parashikimi i motit për nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për nesër

    Insajderi
    24 April 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e premte me vranësira të ndryshueshme, do të ketë më shpesh intervale me diell, derisa orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima. Frynë erë jugore e juglindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 21C, e minimalet fillimisht zbresin në 10C e 12C.

    E paqëndrueshme po mbetet situata edhe ditëve të fundjavës.

    Më shumë vranësira e mundësi për rrebeshe shiu parashihen ditën e shtunë. Të dielën nuk mungojnë intervale me diell. Temperaturat zbresin në 17C e 18C. Nga dita e hënë vranësirat shpërndahen, ndërkohë që nga dita e martën parashihet mot më stabil, kryesisht me diell e kthjellime. Temperaturat kryesisht luhaten ndërmjet 16C e 19C, ato maksimale, derisa minimalet mund të zbresin deri në 5C. Përgjatë fundjave erërat ndryshojnë drejtimin në verilindje e frynë të lehta dhe mesatare 4-11m/s./Mendimi për motin/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark