16 kompani humbin lejet e importit të kafshëve – dyshime për falsifikime dhe evazion fiskal (EMRAT) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    16 kompani humbin lejet e importit të kafshëve – dyshime për falsifikime dhe evazion fiskal (EMRAT)

    Insajderi
    24 April 2025 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet kosovare kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së sigurisë ushqimore dhe parandalimit të abuzimeve në tregtinë me kafshë të gjalla. Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, njoftoi më 18 prill se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pezulluar përkohësisht lejet e importit për 28 operatorë ekonomik, pas dyshimeve për përdorim të dokumenteve të falsifikuara gjatë proceseve të importit nga vendet e Rajonit dhe Bashkimi Evropian.

    Veriu.info ka siguruar emrat e 16 kompanive nga 28 sosh, që u janë pezulluar lejet e importit (sapo të na jep qasje AUV do t’i publikojmë listën e plotë):

    Elvis Lina Sh.P.K., Pronarë: Bislim dhe Ifran Spahiu; Adresa: Podujevë

    Luka Company Sh.P.K.; Pronar: Arif Spahiu; Adresa: Podujevë

    ERDA Com Sh.P.K.; Pronarë: Halim, Agon e Nexhmije Qerimi; Adresa Podujevë

    Agro Bulls Sh.P.K.; Pronar: Skender Qerimi; Adresa: Podujevë

    EURO NUSHI Sh.P.K.; Pronar: Mirset Ajeti; Adresa: Ferizaj

    Beesi FB Group Sh. P.K.; Pronar: Besim Bunjaku; Adresa: Vushtrri

    MELI Sh.P.K.; Pronar/aksionar: Meli Holding (Ramadan Bunjaku, Mensur Bunjaku e Besim Bunjaku); Adresa: Sallabajë – Podujevë

    Buquku Sh.P.K.; Pronar: Jeton Buquku; Adresa: Pejë

    FRON Sh.P.K.; Pronar: Mustafë Halili, Adresa: Prishtinë

    Hudea Sh.P.K.; Pronar: Valmir Humolli; Adresa: Podujevë

    Erijoni Group Sh.P.K.; Pronar: Mirsad Bunjaku; Adresa: Podujevë

    DIBRANI COMPANY Sh.P.K.; Pronar: Dibran Gashi; Adresa: Suharekë

    REISA 2022 Sh.P.K.; Pronar: Sheqir Humolli; Adresa: Prishtinë

    NARONI BULLS Sh.P.K.; Pronar: Shaban Bici dhe Shkurte Bici; Adresa: Podujevë

    AJLA 2021 Sh.P.K.; Pronar: Shaban Rrahimi: Adresa: Podujevë

    LEARTI – H Sh.P.K.; Pronar: Negjmedin Haskaj; Adresa: Istog

    Gezimi Mall Sh.P.K.; Pronar: Gëzim Bajrami; Adresa: Podujevë

    Veriu.info ka dërguar pyetje në e-mail e numra telefonik të të gjitha kompanive të apostrofuara më sipër, për të kërkuar përgjigje për arsyen e pezullimit të lejeve të importit për kafshë të gjalla nga vendet e rajonit dhe BE, por përgjigje kemi marrë vetëm nga Buquku Sh.P.K. dhe Luka Company Sh.P.K.

    Në pjesën e dytë të artikullit që do të pubkikohet sonte, mund të lexoni përgjigjet e kompanisë Buquku Sh.P.K., Luka Company Sh.P.K. dhe përgjigjen e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, ku kuptohet se si postimi i ministrit të Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ishte vetëm për konsum ditor, ani pse ai në postim thoshte se s’po ka interesim nga mediat për këtë ‘angazhim’.

    P.S.: Veriu.info është duke hulumtuar edhe rastin e njërës prej kompanive që u është hequr licenca, ku në mjetin e tyre para disa vitesh në Serbi ishte konfiskuar një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark