Vazhdon sot sërish seanca konstituive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon sot sërish seanca konstituive

    Insajderi
    25 April 2025 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish sot, nga ora 10:00, për të vazhduar seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë. Në rend dite është paraparë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

    Në përpjekjen e fundit, kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme nga deputetët. Ajo mori 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime – numra që nuk mjaftuan për zgjedhjen e saj. Kryesuesi Avni Dehari pati konstatuar se propozimi nuk kalon dhe seanca u ndërpre.

    Partitë opozitare kanë bërë të qartë se nuk e përkrahin Haxhiun për postin e kryeparlamentares, ndërsa nga Vetëvendosje kanë theksuar se nuk do të tërheqin kandidaturën e saj.

    Mbetet të shihet nëse sot do të ketë lëvizje që do të çojnë drejt zhbllokimit të kësaj situate politike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark