Mbyllet sërish seanca konstituive, shtyhet për të dielën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet sërish seanca konstituive, shtyhet për të dielën

    Insajderi
    25 April 2025 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është mbyllur për herë të gjashtë me radhë dhe është shtyrë për të dielen, me 27 prill, nga ora 10, shkruan Insajderi.

    Konjufca ka rikonfirmuar se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozitë mbetet Albulena Haxhiu.

    Megjithatë, votimi për zgjedhjen e saj ka dështuar sërish. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 47 kundër, ndërsa 3 abstenuan.

    Pasi nuk u arrit numri i nevojshëm i votave, kandidatja Haxhiu nuk u zgjodh në krye të Kuvendit dhe seanca u mbyll. Kryesuesi Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 27 prill.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark