"Më ka nderu, e kam nderu", Agim Bahtiri tregon pse ia dha cucllën Paris Gurit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më ka nderu, e kam nderu”, Agim Bahtiri tregon pse ia dha cucllën Paris Gurit

    Insajderi
    25 April 2025 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë seancës së sotme, Agim Bahtiri i VV’së është parë duke i dhënë një biberon me qumësht deputetit të LDK-së, Paris Gurin në një veprim që u interpretua si reagim ndaj ironisë së mëparshme.

    Në një kundërpërgjigje po aq ironike, Paris Guri e ka marrë biberonin dhe e ka hedhur në shportën e mbeturinave.

    E pas dështimit të seancës, Bahtiri u pyet për këtë veprim.

    “Më ka nderu e kam nderu”, tha shkurt Bahtiri.

    Ditë më parë, Guri kishte ironizuar me Vetëvendosjen duke thënë se do të votonte Agim Bahtirin për kryetar të Kuvendit, nëse kjo parti do ta propozonte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark