Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, një makinë e shkatërruar, tjetra përmbys/FOTO

Insajderi
25 April 2025 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, një makinë e shkatërruar, tjetra përmbys/FOTO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të premte në Tunelin e Kalimashit në Kukës.

Dy makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën brenda në tunel. Policia njoftoi se si pasojë e aksidentit, tre shtetas u plagosën.

Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Ora News/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark