Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar

    Insajderi
    25 April 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja dhe gazetarja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e re e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), duke fituar garë pasi mori 7 vota pro në votimin e zhvilluar të premten.

    Ajo do të drejtojë institucionin me një mandat pesëvjeçar.

    Në garë për këtë post ishin 13 kandidatë:

    Gëzim Nazif Xhaxhaj, Flamur Buçpapaj, Kliton Rama, Zoje Jakaj (Marashi), Jetmir Shpuza, Laureta Roshi, Ermal Hoxha, Eni Vasili, Harrila Koçi, Engjëllush Musai, Mimoza Haxhiaj, Elton Metaj, Enrik Mehmeti.

    Zgjedhja e saj vjen pas një konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës, ku më 17 mars Kuvendi miratoi edhe bordin e ri të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

    Ndërkohë që Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç është zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues.

    Anëtarët e rinj të bordit janë: Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita./Euronews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark