Insajderi
Lajme

Aksident në Prishtinë – Lëndohet një motoçiklist

Insajderi
25 April 2025 - 13:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në Prishtinë – Lëndohet një motoçiklist
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të premte në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, është lënduar ngasësi i motoçikletës. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark