Bahtiri i dha cucllën në Kuvend, Paris Guri ia kthen: As kjo s'i paska 61 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri i dha cucllën në Kuvend, Paris Guri ia kthen: As kjo s’i paska 61

    Insajderi
    25 April 2025 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e gjashtë konstituive e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me një skenë ironike dhe jo fort të zakonshme ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, dhe atij të LDK-së, Paris Guri.

    Ditë më parë, Guri kishte ironizuar me Vetëvendosjen duke thënë se do të votonte Agim Bahtirin për kryetar të Kuvendit, nëse kjo parti do ta propozonte.

    Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Bahtiri, shkruan Insajderi.

    Gjatë seancës së sotme, Bahtiri është parë duke i dhënë një biberon me qumësht deputetit të LDK-së, në një veprim që u interpretua si reagim ndaj ironisë së mëparshme.

    VIDEO

    Ndërkohë, sërish përmes një postimi në Facebook, ka reaguar deputeti i LDK-së, Paris Guri, i cili sërish ka ironizuar me numrat që nuk po mund t’i sigurojë assesi Vetëvendosje.

    “As kjo si paska 61. Për mililitra e kom fjalën”, ka shkruar ai teksa ka publikuar shishen që ia dhuroi Bahtiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark