Nënkryetari i Prishtinës: Ekskursioni dhe mbrëmjet e Maturës nuk do të ndalohen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Prishtinës: Ekskursioni dhe mbrëmjet e Maturës nuk do të ndalohen

    Insajderi
    25 April 2025 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka dal me një njoftim rreth raportimeve për ndalimin e ekskursioneve dhe mbrëmjeve të maturës në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Ai ka theksuar se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet.

    Manaj bëri të ditur se Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën ligjore, është duke finalizuar një akt udhëzues, i cili do të rregullojë qartë organizimin e aktiviteteve jashtëmësimore në të ardhmen.

    Njoftimi i tij i plotë:

    Për shkak të sqarimit të opinionit publik ju njoftojmë se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet!

    Drejtoria e Arsimit në kryeqytet se bashku me Zyrën ligjore është duke finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera, i cili vlen për procedurat në të ardhmen!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark