Bllokada në Kuvend, Zyra e Osmanit del me deklaratë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokada në Kuvend, Zyra e Osmanit del me deklaratë

    Insajderi
    25 April 2025 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e gjashtë të seancës konstituive për shkak se kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të katërtën nuk mori votat e mjaftueshme.  

    Në shërbim të tejkalimit të bllokadës në Kuvend, presidentja Vjosa Osmani është e gatshme për konsultime me liderët e parive politike kurdo që ata e shohin të nevojshme.

    Kështu ka deklaruar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

    “Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës z.Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime kurdo që ata e shohin të nevojshme”, ka thënë ai./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark