Raportohet për viktima, momenti kur aeroplani bie në det vetëm pak metra larg turistëve në Tajlandë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Raportohet për viktima, momenti kur aeroplani bie në det vetëm pak metra larg turistëve në Tajlandë

    Insajderi
    25 April 2025 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky është momenti kur një aeroplan u rrëzua në det nga ku mbetën të vdekur gjashtë persona në bord.

    Kjo ndodhi vetëm pak metra larg një hoteli luksoz përgjatë bregdetit të Tajlandës, shkruajnë mediat e huaja.

    Dhe pamjet thuhet se tregojnë Viking DHC-6 Twin Otter duke u zhytur në ujë në distriktin Cha-am, rreth 80 milje në jugperëndim të kryeqytetit, Bangkok

    Mysafirët e tmerruar në një hotel aty pranë panë aeroplanin teksa u përplas në oqean gjatë një ushtrimi ‘praktikimi parashute’ pak pas orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale.

    Isara Supasa tha se dëgjoi motorin e aeroplanit dhe e pa atë të zhytej në ujë të cekët.

    Pesë persona u nxorën nga uji nga zhytësit, por u shpallën të vdekur në vendngjarje.

    Një person i gjashtë vdiq më vonë në spital, sipas një deklarate të Policisë Mbretërore të Tajlandës në Facebook.

    Autoritetet po shqyrtojnë regjistruesin e të dhënave të kutisë së zezë të aeroplanit për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark