Insajderi
Showbiz

Befason Xheneta, ja emrin e kujt e bën tatuazh

Insajderi
25 April 2025 - 22:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Befason Xheneta, ja emrin e kujt e bën tatuazh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-banorja e Big Brother Kosova, Xheneta Fetahu, gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ajo ka ndarë shpesh histori emocionale për jetën e saj dhe ka treguar respekt të veçantë për njerkën, Sabrijen, e cila ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e saj.

Për të shprehur falënderimin dhe admirimin e thellë për të, Xheneta ka vendosur të bëjë një tatuazh të veçantë – emrin “Sabrije”.

Ky gjest simbolik tregon lidhjen e fortë emocionale dhe mirënjohjen e përjetshme që Xheneta ndien për gruan që ka qenë një figurë mbështetëse në jetën e saj.

Me anë të këtij veprimi, Xheneta ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për publikun: familja nuk është gjithmonë vetëm ajo që na lidh gjaku, por mbi të gjitha ajo që na qëndron pranë me dashuri, përkrahje dhe sakrificë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark