
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me incidentin elektoral në Dibër, ku u raportua për një situatë të tensionuar dhe një sherr mes disa zyrtarëve lokalë dhe përfaqësuesve të PD-së, me në krye deputetin Xhelal Mziu.
Berisha incidentin e ka cilësuar si provokim të ulët dhe të orkestruar nga militantët socialistë ndaj Mziut, duke thënë se ky ishte një kurth.
“Provokacion i ulët i Blendi Klosit dhe militantëve fanatikë socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. E gjithë kjo është një kurth dhe provokacion, pasi ata e shohin që nuk po arrijnë të ngjisin askund. Duke parë situatën dramatike, ata zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta, dhe duhet ta kuptoni mire”, tha Berisha.