"Një nxënës shembullor ...", 28-vjeçari nga Kosova humb jetën në një kantier ndërtimi, varroset në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Një nxënës shembullor …”, 28-vjeçari nga Kosova humb jetën në një kantier ndërtimi, varroset në Gjakovë

    Insajderi
    26 April 2025 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fluturim Rexha, ka humbur jetën në një kantier ndërtimi në Zvicër.

    Sipas mediave zvicerane dhe familjarëve të tij, Fluturimi vdiq në një nga kantierët e mëdhenj të ndërtimit në Schlieren të Kantonit të Cyrihut, mëngjesin e së mërkurës.

    Në shenjë respekti, i ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes, Dobrosh, në Gjakovë.

    Ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka shkruar në Facebook për vdekjen e 28-vjeçarir, duke e kujtuar atë si një nxënës shembullor dhe një njeri me kulturë të lartë.

    “Me nderimet më të larta, me pikëlim të madh, i dhamë lamtumirën e fundit Fluturimit tonë të shkëlqyeshëm, një nxënës shembullor që gjithmonë e shpërndante dashurinë dhe kulturën e lartë njerëzore dhe qytetare”, shkroi Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark