
Komuna e udhëhequr nga Ferit Idrizi i PDK, ka hapur një tender për “Shërbime juridike për përfaqësim ligjor”. Vlera e parashikuar e këtij tenderi është 115 mijë euro. Ndonëse në Komunën e Vushtrrisë ekziston zyra ligjore, komuna ka vendosur të jep edhe kontratë për këto çështje. Lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga opozita atje duke kritikuar një veprim të tillë, shkruan Insajderi.
Gazeta Insajderi
Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar të jap 115 mijë euro për një kontratë.
Tenderi “Shërbime juridike për përfaqësim ligjor të Komunës”, do të jepet nga komuna edhe pse për çështjet ligjore, komuna ka zyrën e veçantë.
Në dosjen e tenderit thuhet se puna do bëhet në Objektin e Komunës, zyrën e Operatorit Ekonomik dhe në institucionet ku do të bëhet përfaqësimi.
Në arsyetim Komuna, ka dhënë një listë se çfarë punë do të bëhen nga fituesi i tenderit: 1. Përpilimi i parashtresave në procedurë civile dhe procedura tjera 2. Përfaqësimi në seancat për ҫështje civile dhe të tjera 3. Përmbarimet, prapësimet nëprocedura përmbarimore 4. Mjetet Juridike në çështje civile dhe të tjera (për përpilimin e mjeteve juridike, avokatit i takon shpërblimi i dyfishuar nga shpërblimi i paraparë për parashtresat me të cilat iniciohet procedura, në përputhje me pozicionin 1 dhe 3 për padi, kërkesë,
prapësim etj.) 5. Mbrojtja dhe përfaqësimi i të dëmtuari.
Shërbimet e përfaqësimit ligjor do të ofrohen për 5 (pesë) lloje të përfaqësimit.
Lidhur me këtë tender kanë reaguar opozita atje.
Asamblisti Shkelzen Xhaferi ka shkruar: 115.000 € për avokat, Komuna ka zyre ligjore mos të harrojmë.
Ndërsa në reagimin e degës se LDK-së, në Vushtrri ironizuan duke thënë se Komuna ka shkelur aq shumë ligjin sa këto para po i duhen për avokat.
Ata rikujtuan se se Komuna nuk ia ka dhënë qasje në dokumentet për të parë se sa lëndë gjyqësore ka fituar avokati i angazhuar më parë.
“Kaq shumë e keni shkelë ligjin sa duhet gjithë këto para për avokat! Kryetari i Vushtrrisë po e shpërblen “avokatin” e tij me 115 mijë euro ne fund te mandatit te tij. Asamblistëve të LDK-së nuk na solli kurrë qasje në dokumente zyrtare, nuk bëri kurrë transparencë, 4 vite kaluan pa treguar sa lëndë ka fituar komuna me këtë avokat ose sa para ju kursyen buxhetit nga ky avokat! Ndërkohë, FC Vushtrria, që po djersit për Superligë, nuk merr as edhe një cent nga komuna, vetëm fjalë të bukura në Facebook pas fitoreve! Vushtrria nuk mashtrohet më! Vushtrria meriton më shumë dhe më mirë!”, shkruhet në reagimin e tyre./Insajderi.org/