Skuadra e Vjosës paralajmëron ankesë në UEFA për ‘padrejtësitë’ në finalen e madhe - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Vjosës paralajmëron ankesë në UEFA për ‘padrejtësitë’ në finalen e madhe

    Insajderi
    26 April 2025 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Vjosës si duket “nuk ka hequr dorë” nga finalja e Kupës së Kosovës, të cilën e humbi me rezultat 5:4.

    Kjo skuadër është ankuar në Komisionin për Ankesa, ndërsa ka bërë të ditur se do të ankohet edhe në UEFA.

    Skuadra e Vjosës ka vazhduar me ngulm të kërkojë drejtësinë për finalen e humbur ndaj Prishtinës 01 në futsall.

    Vjosa ka paraqitur edhe prova për rastet diskutabile, teksa ka kërkuar nga komisioni që inicohet procedura disiplinore ndaj treshes së gjyqtarëve.

    “Ne si Futsal Vjosa kemi dorëzuar një ankesë zyrtare publike në Komisionin e Futsallit, të mbështetur në prova të qarta që vërtetojnë padrejtësinë e bërë. Ky rast është një thirrje urgjente për më shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi në fushën e lojës. Futsalli meriton më shumë! Drejtësia duhet të vihet në vend!  Ankesa do te dergohet edhe ne organin me te lart te futbollit UEFA nga Fc Futsal Vjosa”, thuhet në postimin e Vjosës të shoqëruar me video.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark