Banori i FermaVip-Kur mora vesh që ishte vajzë, i thash gruas: Bëj gati valixhen dhe ik te nëna jote - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Banori i FermaVip-Kur mora vesh që ishte vajzë, i thash gruas: Bëj gati valixhen dhe ik te nëna jote

    Insajderi
    26 April 2025 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andrea, një prej banorëve të Ferma VIP, ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjete sociale. Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ai tregoi për reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.

    “Po punoja në serë kur më lajmëruan… më thanë që ishte vajzë. M’u duk sikur më ra qielli mbi kokë. I thash gruas: ‘Bëj gati valixhen dhe ik te nëna jote’”, rrëfeu ai, duke shtuar se ishte rritur me mentalitetin se djemtë ishin më të dëshiruar.

    Por ky qëndrim i tij ndryshoi me kalimin e kohës, sidomos kur u bë baba për herë të dytë.

    “Kur më lindi vajza e dytë, mezi e prita. Tani e di çfarë do të thotë të kesh vajzë. Është ndryshe, shumë ndryshe”, tha Andrea.

    Rrëfimi i tij ka ndezur diskutime për stereotipet gjinore dhe për ndryshimin që mund të sjellë përvoja personale në perceptimin e prindërimit, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark