Insajderi
Lajme

Trump: Kam nisur të mendoj se Putini s’po do ta ndalë luftën, ai duhet trajtuar ndryshe

Insajderi
26 April 2025 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump: Kam nisur të mendoj se Putini s’po do ta ndalë luftën, ai duhet trajtuar ndryshe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas takimit që pati me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Vatikan.

Trump tha se presidenti rus, Vladimir Putin, s’kishte asnjë arsye që të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza gjatë ditëve të fundit.

“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, ai thjesht po më përkëdhel mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes ‘bankave’ ose ‘sanksioneve dytësore?’ Shumë njerëz po vdesin”, shkroi Trump, transmeton Insajderi.

Më tej, ai u shpreh se po përpiqet vetëm që ta pastrojë, sipas tij, rrëmujën që ia lanë ish-presidentet Barack Obama dhe Joe Biden.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark