Trump kërcënon Rusinë me sanksione pas takimit me Zelenskyn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump kërcënon Rusinë me sanksione pas takimit me Zelenskyn

    Insajderi
    27 April 2025 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën.

    Nuk ka asnjë arsye që presidenti rus Vladimir Putin “të gjuajë raketa në zona civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.


    “Më bën të mendoj se mbase ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, ai thjesht po më prek mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes ‘bankareve’ apo ‘sanksioneve dytësore?’ Shumë njerëz po vdesin!!!” vazhdoi ai.

    Komentet e tij vijnë pasi Uashingtoni ushtron presion mbi Ukrainën për të pranuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që do të përfshinte lëshime të mëdha, financiarisht dhe territorialisht, dhe ndërsa Moska vazhdon të bombardojë fqinjin e saj pavarësisht thirrjeve të deklaruara për paqe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark