Vritet me armë zjarri roja i objektit në Vlorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet me armë zjarri roja i objektit në Vlorë

    Insajderi
    27 April 2025 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Vlorës.

    Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi Renato Hoxhaj, 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark