Insajderi
Sport

Gjyqtari përjashton tre lojtarë të Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit 

Insajderi
27 April 2025 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjyqtari përjashton tre lojtarë të Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në finalen dramatike të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit, gjyqtari De Burgos Bengoetxea ndëshkoi tre lojtarë të Real Madridit në minutat e fundit të ndeshjes, dy gjatë lojës dhe një pas përfundimit të saj.

Lojtari i tretë i përjashtuar ishte Jude Bellingham, ndërsa Antonio Rüdiger mund të përballet me një sanksion të rëndë për sjelljen e tij agresive.

Në minutën e 120-të, Rudiger u ndëshkua me karton të kuq “për goditjen e një objekti nga zona teknike”, pas një faulli të diskutueshëm ndaj Eric García.

Rudiger, i dëshpëruar për humbjen e mundësisë për barazim, tentoi të godiste gjyqtari me një qese akulli, por kjo u parandalua nga ndërhyrja e stafit dhe bashkëlojtarëve si Mendy dhe Vallejo.

Po ashtu, Lucas Vázquez mori karton të kuq për “protesta ndaj një vendimi” dhe për hyrjen në fushë në një akt mosmarrëveshjeje.

Ky incident ndodhi menjëherë pas golit të Jules Koundé në minutën e 116-të, që i dha Barcelonës Kupën e Mbretit.

Pasi mbaroi ndeshja, gjyqtari dha edhe një karton të kuq të tretë për Jude Bellingham, duke e ndëshkuar për “qëndrim agresiv” ndaj tij, i cili u frenua nga shokët e tij.

Ky përjashtim mund të sjellë sanksione të mëtejshme ndaj lojtarëve të ndëshkuar, ndërsa tensionet e finales kanë lënë një shije të hidhur në kampin madrilen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark