Nëntë të vrarë nga përplasja e veturës në turmën e njerëzve në Kanada - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nëntë të vrarë nga përplasja e veturës në turmën e njerëzve në Kanada

    Insajderi
    27 April 2025 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përditësimin e fundit, Policia e Vancouverit tha se të paktën nëntë persona u vranë pasi një burrë drejtoi një veturë drejt një turme njerëzish në festivalin rrugor të Lapu Lapu në Vancouver të shtunën, raporton The Guardian.

    “Deri tani, mund të konfirmojmë se nëntë persona kanë vdekur pasi një burrë kaloi me makinë përmes një turme në Festivalin e Lapu Lapu-së mbrëmë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga ky incident tragjik”, tha policia e Vancouverit.

    Shefi i përkohshëm i Policisë, Steve Rai, në një konferencë për shtyp të mbajtur më herët në Vancouver, sipas raportimeve të BBC News tha se ka “disa viktima” dhe “disa të lënduar”.

    “Ka ende anëtarë familjesh që duhet të kontaktohen”, tha ai.

    I dyshuari 30-vjeçar nga Vancouveri ishte “i njohur për policinë në rrethana të caktuara”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark