Insajderi
Insporti

Bayern Munich dhe Liverpool në betejë për transferimin e lojtarit hit

Insajderi
27 April 2025 - 14:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bayern Munich dhe Liverpool në betejë për transferimin e lojtarit hit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bayern Munich dhe Liverpool janë gati për një përballje të ashpër në afatin kalimtar të verës 2025 për mesfushorin e talentuar të Crystal Palace, Adam Wharton, shkruan The Sun.

21-vjeçari, i lidhur gjithashtu me Real Madridin, është bërë objektivi kryesor për të dy klubet.

Pavarësisht një dëmtimi në ijë që e la jashtë për tre muaj këtë sezon, potenciali i Wharton mbetet i pamohueshëm, pasi ka fituar një vend në skuadrën e Anglisë për Euro 2024, transmeton Insajderi.

Bayern Munich, duke parë një rinovim të mesfushës, e sheh Wharton si një zëvendësues të mundshëm për Joao Palhinha, i cili mund të kthehet në Fulham.

Ndërkohë, Liverpooli ka prioritet objektiva të tjerë, por mbetet një nga admiruesit.


Me një vlerësim prej 50 milionë funtesh (58 milionë euro), e ardhmja e Wharton do të kthehet në një sagë transferimi këtë verë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark