Një tjetër yll i Interit mund ta humbasë duelin ndaj Barcelonës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Një tjetër yll i Interit mund ta humbasë duelin ndaj Barcelonës

    Insajderi
    27 April 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka mundur të marrë një goditje të rëndë para takimit ndaj Barcelonës në ligën e Kampionëve.

    Kjo pasi Benjamin Pavard filloi të çalonte pas vetëm 14 minutave lojë në sfidën ndaj Romës në shtëpi, pasi lëndoi kyçin e këmbës së djathtë, shkruan Insajderi.

    Mbrojtësi francez ra keq në tokë pas një kërcimi dhe nuk arriti ta kontrollonte dot rënien.

    Ai më pas u trajtua nga stafi mjekësor i Interit dhe tentoi edhe një herë tjetër rikthimin në fushë, por ishte e qartë se ai po çalonte dhe kishte vështirësi të luante kur topi shkonte në drejtim të tij.

    Si rezultat, ai ra sërish në tokë dhe kërkoi të zëvendësohej, duke i treguar stafit se nuk po ndihet mirë.

    Inzaghi më pas vendosi ta zëvendësojë atë me Yann Bisseck, teksa do të duhet të kryhen teste të mëtejshme mjekësore për të ditur shkallën e saktë të lëndimit.

    Megjithatë, shenjat e para janë shqetësuese pasi Pavard dukej në dhimbje të madhe dhe tashmë paraqitja e tij ndaj Barcelonës është një dyshim i madh.

    Me që ra fjala, Roma e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Matias Soule./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark